Sunday, May 26, 2013

Momenti kur babai te ve ne loje...

LAJME TE TJERA: 
BIG BROTHER// Imitimi i secilit sjell situata gazmore në shtëpinë e Big Brother 
24/05/2013 15:06 

Banorët vazhdojnë ende me Provën Javore, ku të futur në rolet përkatës ata bisedojnë, flasin, qeshin, hanë në çdo moment, ndërsa mbajnë relata të afërta me banorin të cilin përfaqësojnë. 

Në dhomën e ndenjes ndodhet Iliri, Elona dhe Rikja, të cilët fillojnë të bisedojnë e të hedhin batuta kundrejt nëjri-tjetrit. Rikja, e cila është nën petkun e Anaidit, ngre bluzën dhe fërkon barkun si ai, teksa thotë se i bëhet shumë qejfi që Iliri dhe Elona kanë prishur marrëdhënien mes tyre. “Unë u jap të tjerëve atë që unë dua të jap”, thotë Elona,e cila është duke përfaqësuar Ilirin, me qëndrimin e saj me këmbët lart, mbi kokën e kolltukut. Ndërsa Iliri i dëgjon, por bën sikur është duke fjetur afër tyre, ndërsa nuk i pason batutat e tyre kundrejt tij. 

Më vonë aty shkon Anaidi, i cili afrohet afër Ilirit, e përqafon dhe e puth, duke ironizuar Elonën dhe Riken, duke qenë se janë duke i imituar brenda rolit. Anaidi kujdeset për të duke pyetur se çfarë do të hajë për mëngjes, ndërsa Iliri, ia kthen: “Ha ti zemër se unë e ngopur jam”, ndërsa është duke përfaqësuar Elonën. 
Sjellja e tyre shkakton të qeshura tek Shpendi (Eldora), i cili ndodhet në kuzhinë. 

Eldora dhe Shpendi më vonë shkojnë dhe ulen afër njëri-tjetrit te kolltuku, ndërsa ngacmojnë nëjri-tjetrin. Ndërsa Anaidi imiton Riken, duke cituar fjalët e saj: “Sa kot, gjithçka është kot”. Kurse Rikja merr telefonin dhe fillon të flasë, njësoj siç luan Anaidi shpesh herë, duke bërë sikur po flet me dikë në telefon. “Si the, si the?”, thotë ajo pas çdo batute që thotë. Batutat e cituara prej tij e bëjnë të qeshë Anaidin si edhe Shpendin dhe Eldorën që ndodhen afër saj.

No comments:

Post a Comment