Sunday, May 26, 2013

  • Dr.Flori: Pse u zhgënjeva nga Edi Rama



Zemërthyeri". Kjo është kënga më e re e Dr.Florit (Florian Kondi), e cila brenda 24 orësh ka pasur një "boom" të madh klikimesh dhe opinionesh në internet. Pavarësisht profesionalizmit, mbase kënga nuk do të kishte bërë aq bujë, sikur ajo të mos kritikonte aleancat e reja të kreut të PS-së, Edi Rama, me të cilin Dr.Flori pati bashkëpunim prej një dekade. Madje, ai dhe dy djemtë e tjerë të grupit "West Side Family" kanë kënduar "himnet" e fushatave të Ramës si kryebashkiak në vitin 2003 dhe si kryesocialist për garën parlamentare të vitit 2009. 

Viti 2013 e gjen krejt ndryshe Dr. Florin... 

"Kjo është një këngë që është krijuar nga çdo gjë që ka ndodhur këto vite. Zhgënjimi është kudo në këtë projekt. Zemërthyer, nga pazari që u bë me idealin. Zhgënjim për ne idealistët, që dolëm në shesh në protestën e 21 janarit 2011”, thotë Dr.Flori, që ka qenë atëherë pjesëmarrës i kësaj proteste, teksa flet për gazetën "Panorama". 

Ashtu siç vihet re edhe në videoklipin e këngës, ai shfaqet kundër paktitRama-Meta në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Megjithatë, Dr. Floriduket se zhgënjimin e ka me kreun e PS-së dhe jo me atë të LSI-së. 

"Nuk kam asgjë me Ilir Metën. Përkundrazi, e vlerësoj si politikan", thekson ai, ndërsa le të hapur shtegun e rrugëtimit politik djathtas si artist


No comments:

Post a Comment