Tuesday, May 28, 2013

Isha e vogel, pra isha femi, degjoja te qarat neper shtepi. E heshtur rrija dhe skuptoja dot perse qante mami dhe te tjere plot. E heshtur levizja neper shtepi, hyja e dilja shihja babin shtrire, aty i afrohesha afer duke menduar thoja me vete po fle babi i mbuluar. Keshtu mendoja une dhe kur e larguan, thoja e moren dhe ne pune shkuan. Sa here binte e zilja une ngrihesha me vrap, thoja po vjen babi deren tja hap... por kur hapja deren e shihja te tjere, e heshtur largohesha dhe rrija si e mjere. Filloja qaja kerkoja po me kot, kerkoja babin por se gjeja dot, kur me pa mami qe s'pushoja duke qare, me mori me vete e ikem te nje varre. Kur pash fotografin e njoha menjehere... ish babi im... ish babi mjere. Ketu tha mami, ketu e ke, rrin aty brenda nuk vjen me tek ne... e heshtur mora 1 shkop, germoja varrin e hapa 1 grop... c'ben me tha mami, c'ben aty ti? Do ta marr thash babin e te ikim ne shtepi. Me ledhatoj, me puthi e me tha, eja ikim... se babi nuk vjen mè... ai na la..

No comments:

Post a Comment